|
Albanisch
EZUSI fati ynë
Jezusi Fati Ynë - kjo ishte tema qendrore e shërbesës së
gjatë të Vilhelm Bushit në Gjermani si pastor dhe udhëheqës
të rinjsh, ungjilltar shëtitës dhe autor.
Ai ishte i bindur se Ungjilli i Jezu Krishtit është mesazhi
më i jashtëzakonshëm i të gjitha kohërave. Ja përse ai
ndiente gëzim t’ua shpallte atë turmave të mëdha nëpër gjithë
Evropën. Pastor Bushi ua bënte të qartë të gjithëve se Jezusi
është qëllimi përfundimtar i kërkimit të njeriut për të
vërtetën.
Libri origjinal, “Jesus unser Schicksal”, është libri i
shitur shumë më tepër se çdo libër tjetër në tërë literaturën e
krishterë gjennane.
Në këtë libër shumë të popullarizuar me predikime të
zgjedhura, do të zbuloni çfarë ka dashur të thotë Pastor Bushi
mbi temën e rëndësishme “Jezusi Fati Ynë”. Dhe nëse e
zbuloni këtë, një këndvështrim krejtësisht i ri për çështjet më
qenësore të jetës do të hapet para jush.
|